“Ja pse Big Brother nuk lejon surpriza për Luiz Ejllin”, piloti Arbër Xhaja i rrëfen publikut të vërtetën

Arbër Xhaja, është piloti i cili u bë i famshëm vitin e kaluar, falë Monika Lubonjës. Madje Romeo Veshaj dhe Elgit Doda i dedikuan atij këngën ‘Piloti i zemrës’.

I ftuar së fundmi përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’, Arbër Xhaja rrëreu se këtë vit rregullat e Big Brother VIP, janë tërësisht ndryshe.




“Kjo banore e Big Brother ka një të dashur në Ekuador”, piloti Arbër Xhaja zbulon se cila nga vajzat ka lidhje jashtë
Fansat vazhdojnë të këmbëngulin të dërgohen parashuta me dedikime për të preferuarin e tyre Luiz Ejlli, por siç e kemi parë të gjithë, produksioni i ka kërkuar banorëve të futen brenda në shtëpi dhe të mos shohin dedikimet e fansave.

Ester Bylyku: Ishte planifikuar një surprizë për Luizin, të cilën edhe ti e ke postuar në rrjetet e tua sociale, por nuk është realizuar sepse ke thënë që nuk të ka lejuar produksioni. Pse?

Arbër Xhaja: Produksioni ka marr nje vendim që në fillim që të mos lejohen fluturimet për momentin. Duke qenë se kam qenë pjesë e Big Brother vjet, vendosa ta respektoja këtë vendim.

Ester Bylyku: A ke pyetur përse nuk lejohen?

Arbër Xhaja: Jo, nuk i kam pyetur sepse nuk kam dashur të përzihem por më kanë thenë që do të na lajmërojnë në një moment të dytë.




Në intervistën e tij, “Piloti i zemrave” rrëfeu si po manipulohet Kiara Tito, dhe cila nga banoret ka një të dashur në Ekuador.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Për të zbuluar të gjitha këto klikoni në videon e mëposhtme:

Author: morevesh