Kur dilni me qenin nga shtëpia dhe shkoni në park, ai nuhat pak përreth, ulet galiç, fillon të bëjë “punën e vet” dhe gjithmonë, pa përjashtim, ju shikon në sy. Çfarë do të thotë kjo?
Një studim është marrë me kontaktin me sy midis njerëzve dhe qenve, dhe në kuadër të kësaj ka studiuar për ç’shkak qentë na shohin deri sa bëjnë nevojën e madhe.
Në të vërtetë, ekspertët thonë që qeni na shikon për shkak se kërkon shpërblimin për atë që ka bërë, transmeton Telegrafi.
Këlyshët me ndihmën e shpërblimit mësojnë të mos bëjnë nevojën në banesë, andaj nga ne edhe presin shpërblimin, konsideron Medlin Fridman.
Nga ana tjetër, qentë pronarët i shohin sikur fëmijët që i shikojnë prindërit, andaj derisa bëjnë nevojën na shohin dhe kërkojnë lejimin dhe trimërimin për atë që do të pasojë.
Arsyeja e tretë të cilën shkencëtarët e kanë theksuar është që qeni na shikon, sepse verifikon se a po e mbrojmë.
Pozita në të cilën qëndron derisa bën nevojën është e pakëndshme dhe qentë ndiejnë që nuk janë mjaftueshëm të mbrojtur, andaj na shohin në mënyrë që të vlerësojnë se a po ua “mbrojmë shpinën”
Herën tjetër kur qenin ta nxirrni në shëtitje, kushtoni kujdes sjelljes së tij dhe kujtoni këto arsye… /Telegrafi/