Studimet për vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të prodhuar në Turqi janë planifikuar të hyjnë në fazën e dytë pas 15 dhjetorit.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Ahmet Inal, nënkryetari i qendrës kërkimore në provincën qendrore Kayseri, tha se si pjesë e studimeve të fazës së parë të vaksinës ERUCOV-VAC, 44 vullnetarë u vaksinuan me dozën e parë në fillim të nëntorit dhe nuk janë raportuar efekte anësore.
Mungesa e shqetësimeve të sigurisë në fazën e parë u mundësoi studiuesve të vazhdojn dhe të provojnë dozën e dytë te vullnetarët, e cila filloi më 26 nëntor.
Inal tha se pas përfundimit të vlerësimeve të fazës së parë, studimet e fazës së dytë janë planifikuar të fillojnë për dy javë.
“Ne kemi kontrolluar të gjitha të dhënat e vaksinës, vaksina lokale është mjaft e sigurt”, tha ai, duke shtuar se rreth 200-250 vullnetarë janë planifikuar të vaksinohen në fazën e dytë.
Ai gjithashtu tha se vaksina duhet të vihet në përdorim sa më shpejt të jetë e mundur për të frenuar përhapjen e virusit.
“Për shkak se ne kemi 82 milionë banorë, kur kemi parasysh se nevojiten dy doza në vit, kjo nënkupton 164 milionë doza”, tha Inal.
Duke marrë Kinën si shenbull, Inal tha se Kina do të prodhojë 600 milion doza të vaksinës, por nuk mund t’i shesë të gjitha pasi duhet të mendojë edhe për popullin e saj.
“Ajo që Turqia do të marrë janë 50 milionë doza. Prandaj, sigurisht që duhet të krijojmë vaksinën tonë”, tha ai, duke theksuar se në rrethanat aktuale, shtetet nuk mund të marrin sasinë e plotë të vaksinës që u nevojitet nga jashtë, edhe pse paguajnë për të.
“Për shkak se nuk mund të blini diçka që nuk ekziston. Vaksina është bërë më e vlefshme”, theksoi Inal.
Vaksina ERUCOV-VAC është duke u zhvilluar në Universitetin Erciyes në provincën qendrore Kayseri me mbështetjen e Instituteve të Administrimit të Shëndetit të Turqisë.