Ja cilët janë emrat e koduar të presidentëve amerikanë, e dinit?

Veç emrave zytarë, presidentët amerikanë, bashkëshortet, por edhe fëmijët e tyre, mbajnë emra të koduar.

Shërbimi Sekret fillimisht filloi të përdorte emrat e koduar për presidentët për qëllime sigurie, në një kohë kur komunikimet elektronike nuk ishin të koduara, por sot kjo është më shumë Shërbimi Sekret amerikan i angazhuar për sigurinë e presidentëve amerikanë, i cakton një emër të koduar kujtdo që merr detyrën. Për më shumë se 75 vjet, presidentët amerikanë dhe familjet e tyre të afërta kanë marrë pjesë në një traditë të gjatë të mbajtjes së pseudonimeve që kanë ndonjë kuptim simbolik ose që lidhen me personalitetin ose trashëgiminë e tyre.

Kjo praktikë daton në fillim të viteve 1900. Shërbimi Sekret fillimisht filloi të përdorte emrat e koduar për qëllime sigurie, në një kohë kur komunikimet elektronike nuk ishin të koduara.

Megjithëse emrat e koduar përdoren ende sot, qëllimi është të arrihet shkurtësi dhe qartësi në komunikim, ndërsa kjo praktikë është bërë më simbolike pasi presidentët dhe anëtarët e afërt të familjeve të tyre zgjedhin emra të koduar që fillojnë me të njëjtën shkronjë, por kanë kuptime individuale personale për secilin (edhe pse rrallëherë i shpjegojnë publikisht zgjedhjet e tyre).

Cilët janë emrat e koduar më interesantë?




Ish-presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi vetë emrin e koduar Mogul si një lidhje me biznesin e tij të pasurive të paluajtshme. Ish-Zonja e Parë Melania Trump u kodua me emrin Muse dhe “vajza e parë” më e ekspozuar Ivanka Trump ishte Marvel.

Lancer ishte emri i koduar për presidentin John F. Kennedy sepse administrata e tij lidhej me legjendën e Camelot-it dhe mbretit Arthur, ku Lancelot ishte një kalorës i famshëm. Për Jackie Kennedy, Shërbimi Sekret përdori emrin Lace.

Searchlight (Projektor) është emri i koduar që për ironi i përkiste presidentit Richard Nixon. Ai dha dorëheqjen pasi u përpoq pa sukses për të mbuluar skandalin Watergate. Sjellja e tij antikushtetuese e vuri pa dyshim në qendër të vëmendjes.

Renegade (Renegat) është emri i koduar që Barack Obama zgjodhi për veten e tij, sepse i pëlqente Kiefer Sutherland në filmin e vitit 1989 “The Apostates”, në të cilin Sutherland luante agjentin e fshehtë Buster McHenry. Michelle Obama gjatë administrimit të bashkëshortit të saj, për Shërbimin Sekret ishte Renaissance (Rilindje).




Presidentëve të familjes Bush, Shërbimi Sekret u caktoi emra si pjesë të filmave aksion. Bush Sr. ishte Timberwolf, dhe gruaja e tij Barbara Bush u kodua me emrin Tranquility (Qetësi). George W. Bush mori emrin sekret Trailblazer dhe Laura Bush si Zonja e Parë u emërua Tempo.

Emri i koduar i presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, është Celtic (Kelt) për shkak të origjinës së tij irlandeze, ndërsa emri i koduar i Jill Biden është Capri.

Cilat emra të koduar mendoni se do të ishin të përshtatshëm për liderët e Ballkanit?

Author: morevesh