Duke vlerësuar 55 faktorë për të përcaktuar rezultatin e pikëve të një PowerIndexi “Global Firepower 2019” rendit vendet me të fuqishme ush;tarake në botë.
Lista ka nisur me 136 vende të përparuara dhe më pak të zhvilluara ku përfshihen parametrat, vendndodhjen e tyre gjeografike, varësinë e burimeve natyrore, fuqinë punëtore dhe shëndetin aktual ekonomik. Duhet të theksohet se aftësia bërtha more dhe lidershipi aktual politik / ushtarak nuk merren parasysh.
Gjithashtu, kombet e bllokuara me tokë nuk janë penaIizuar për mos patur një flotë në det. Këtu është një vështrim në 50 kombet më të fuqishme us;htarake, sipas listës, që nga 14 prilli 2019. Në vendin e katërt është India dhe në të tretin Kina. Rusia qëndron në vendin e 2 dhe lista kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fund të listës është Kazakistani që ndiqet nga shtetet si: Siria, Angola, Iraku, Venezuela, Kolumbia, Malajzia, Nigeria, Peruja, Bjellorusia, Rumania, Uzbekistani, Holanda, Argjentina, Norvegjia, Majnamari, Zvicra, Afrika e Jugut, Meksika, Suedia, Çekia, Ukraina, Greqia, Tajlanda, Arabia e Jugut, Kanadaja, Tajvani, Algjeria, Polonia, Australia, Vietnami, Spanja, Koreja e Jugut, Pakistani, Izraeli, Indonezia, Brazili, Irani, Egjipti, Italia.
Në vendin e 10 renditet Gjermania dhe pasohet nga Turqia. Japonia është në vendin e 8 dhe Koreja e Veriut në vendin e 7. Në vend të 6 qendron Mbretëria e Bashkuar dhe në të pestin është Franca.