Një shaka e nisur nga Luizi dy ditë më parë ka nisur një diskutim mes banorëve por edhe në rrjetet sociale për mundësinë e vendosjes së kamerave brenda në tualet në ambientet e shtëpisë së Big Brother Vip.
Shakaja nisi mes Luizit dhe Tanit, pasi këngëtari po i drejtohej aktorit duke thënë se edhe në tualet ka kamera. Kjo shkaktoi disa diskutime edhe mes banorëve të tjerë.
Megjithatë përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë vetë producentja e këtij program Sara Hoxha rreth një muaj më parë teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ajo është pyetur për pyetjen që i kalon të gjithëve në kokë, nëse ka kamera në këtë pjesë të shtëpisë.
Me batutë Sara në fillim u shpreh se këtë nuk i lejohet ta tregojë, por më pas sqaroi se kjo pjesë e shtëpisë nuk survejohet nga kamerat. “Ambienti është privat”, deklaroi ajo.