Ja çfarë shkruajnë mediet atje për fenomenin/ Luizi dhe ‘Big Brother’ çudisin edhe grekët

Big Brother Albania është një nga programet reality show më të ndjekura dhe më të komentuara në Shqipëri. Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga nisja e edicionit të ditë VIP, media greke gazzetta.gr, i ka dedikuar një artikull, duke mos u foksuar te loja dhe banorët, por te ambienti në të cilin ata jetojnë.




Në artikull shkruhet se ajo që bie shumë në sy dhe që nuk është parë në asnje edicion të asnjë vendi tjetër, janë sponsorët, që gjenden kudo, në dollape, mure, divane, dysheme, ekrane e tualete.

Ja çfarë shkruan konkretisht artikulli: Big Brother është rikthyer në Shqipërinë fqinje, me skenën e përgatitur nga produksioni duke shkaktuar debat.

Big Brother është loja më e njohur e izolimit në mbarë botën dhe ndoshta reality show më i suksesshëm i bërë ndonjëherë në Greqi. Sidomos nëse flasim për sezonin e tij të parë, në të cilin Prodromos dhe Tsakas bënë që thuajse i gjithë vendi të shikojë në ankth shpalljen e fituesit të madh.




Që atëherë Big Brother e kemi parë disa herë të kthehet në televizion, ndërsa diçka e ngjashme ka ndodhur në disa vende të botës. Ditët e fundit pamë premierën e sezonit të ri të Big Brother në Shqipërinë fqinje, vetëm se peizazhi i përgatitur nga produksioni shkaktoi diskutime.

Në fakt është një koncept që nuk e kemi parë ndonjëherë në asnjë edicion, në asnjë transmetim. Në Albanian Big Brother fjalën e parë e kanë sponsorët , të cilët janë fjalë për fjalë kudo . Në dollapë, në divane, në mure, në dysheme, në ekrane, në banja, në dhoma.

Kudo që të kthehet kamera shohim postera, drita neoni, mbishkrime, reklama dhe logo të markave të ndryshme, të cilat sigurisht i kanë dhënë para produksionit për të ngritur të gjithë reality show-n.




Në fakt, e tillë është “be teja” që kanë dhënë sponsorët për të hyrë në Big Brother, saqë edhe divani i madh klasik në mes të sallonit është me ngjyra të ndryshme, një për çdo markë.Dhe më në fund vijmë te pyetja: A e kanë tepruar pak me vendosjen?

Author: morevesh