Mbrëmjen e djeshme, qeveria e “Big Brother VIP” miratoi disa ligje që duhej t’i zbatonin të gjithë banorët.
Nëse banorët nuk zbatojnë disa rregulla të vendosur nga vetë ata dhe janë dekretuar nga qeveria e BB VIP dhe Presidenti, ata do të dënohen.
Mëngjesin e sotëm, Luizi, Visi dhe Qetsori kanë arrestuar Dean, e cila akuzohet për lëvizje të sendeve personale të dikujt tjetër.
“Në emër të popullit je e arrestuar për dyshim të lëvizjes së sendeve personale të dikujt tjetër. Gjyqi do të mbahet pas pak, deri në atë moment ke të drejtë mos me fol, mos me thënë asgjë se do të përdoret kundër teje për fyerje të trupit gjykues dhe qeverisë. Ke të drejtë të zgjedhësh një avokat, ke dhe avokatin e Popullit dhe popullin. Po do ballafaqohesh para publikut, qeverisë. Pas 5 minutash do jesh në arrest dhe direkt në gjyq. Nëse shpallesh fajtore, direkt në burg”.
Mëngjesin e sotëm, Efi nuk gjeti sendet e saj personale aty ku i lë gjithmonë dhe me ndihmën e të tjerëve i gjeti diku tjetër. Mesa duket e dyshuara e parë është Dea.