Sabiani në shtëpinë e BBV njihej si një njeri që beson në Zot dhe praktikues i fesë myslimane dhe shpeshherë ai ka pasur debate me banorët e tjerë për këtë fakt. I ftuar në ‘Fan Club’ këngëtari është përplasur edhe me Iva Tiçon, pasi ajo i tregoi hapur që njerëzit e gjykonin që ai ktej falej dhe ktej pinte alkool.
Sabiani: Nuk është se un aty isha imam. Unë atë që bëja në shtëpi doja ta bëja edhe aty prandaj falesha. Iva Tiço: Zoti kur ti falesh ti fal mekatet, por njerëzit në këtë rast të gjykojnë. Ti këtej faleshe, këtej pije alkool dhe njerëzit në rrjet nuk t’I falin këto gabime.
Sabiani: Unë bëj gabime. Në fund jemi të gjithë të gabueshëm por çdo gjë në lidhje me fenë është shpirtërore. Unë nuk jam engjëll. Momentin e debatit mes Ivës dhe Sabianit mund ta ndiqni këtu Video
Sabiani dhe Iliri kanë qenë shokët më të mirë aty brenda. Raporti i tyre miqësor është bërë hit kudo në media. Së fundmi i ftuar në Fan Club, Sabiani ka folur edhe për miqësinë e tij me Ilirin. Ai po ashtu edhe e sqaroi pse Iliri nuk doli pas tij, pasi që të dy ia kishin premtuar këtë gjë njëri-tjetrit.
“Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin, edhe pse kishim mendime edhe të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP, Ilir ke këtu vëllain”, tha Sabiani.
Këngëtari shtoi se nuk kishte pretenduar ndonjëherë për çmimin e madh, por nëse do e kishte fituar, do e kishte dhuruar pjesën më të madhe për bamirësi. “Unë çmimin e madh nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Nëse do e fitoja, 60 për qind do të kalonin për bamirësi, pjesën tjetër do e ndaja me Ilirin. Me profesionin që kemi edhe i bëjmë ato 100 mijë euro”, u shpreh Sabiani.