Iu vu lëndë plasëse pranë shtëpisë, Armand Duka: Kamerat e sigurisë kanë kapur një njeri me kapuç që vë dinamitin

Armand Duka flet pas shpërthimit të një lënde plasëse në sasi të vogël te dera e jashtme e vilës së tij. Duka tha se i  kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë.

“Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali.

Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit.

Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta”, tha Duka.

Author: morevesh