Ish-deputeti Kastriot Islami e ka konsideruar si të komanduar, dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, mbrëmjen e së enjtes, pas protestave dhe ka shkuar edhe më tej duke sulmuar me gjuhën e ashpër të poetit të ‘Metamorfozës’:
“Ja sesi do t’i pergjigjej At Fishta, dorëheqjes së komanduar dhe më tej gjoja të pranuar – shkruan Islami.
Ju rrugaça sallahana,
Vagabonda shakllabana,
Rricna t’ndyet, mikrobe të kqij
Qi të mjerës moj Shqipni
Kthelltë hi i keni në mushkni
Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
Por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
Der kur ju, t’u tallë me ne,
Do t’na qelbi fis e atdhè?!