Ishte komshi me pronarët e fermës/ Ky është 24-vjeçari që vrau kalin e Farma Sotira Agroturizëm

Personi që shihni në foto është Orest Mezini, 24-vjeçari i cili vrau me armë gjahu kalin e Farma Sotira Agroturizëm.



Policia identifikoi Mezinin si autorin e vrasjes së kalit si dhe plagosjen e një tjetër kafshe në pronësi të Farma Sotirës.

24-vjeçari u arrestua në policia dhe më pas u la i lirë pasi do të hetohet në gjendje të lirë nën akuzën “Keqtrajtimi i Kafshëve”.

Ndërkohë për këtë lajm kanë reaguar dhe pronarët e fermës, të cilët thonë se personi në fjalë është komshiu i tyre dhe se tashmë ndihen të rriskuar për jetën nga ky veprim i strukturave vendore të policisë.



“Orest Mezini vrau kalin tonë dhe policia e la në gjendje të lirë. Kjo për ne është sikur të na vrasin për herë të dyte kalin . Tani që kuptuam që komshiu ynë na ka vrarë Balashin dhe ka plagosur një kalë tjetër dhe policia e la në gjendje të lire ndihemi të kërcënuar për jetën tonë.”-thuhet në reagimin e pronares.

Author: morevesh