Ishte e punësuar si këshilltare e Velijas, Monika Lubonja reagon për herë të parë: Nuk jam paguar për 4 muaj, edhe sot…

Monika Lubonja ka deklaruar se ka 4 muaj që nuk është paguar. Aktorja e cila ishte pjesë e Big brother VIP, tha sot në emisionin ‘Shqipëria LIVE’ se ka kërkuar vetë që ti ndërpritej paga.

“Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika.

Kujtojmë se të dhënat që Lubonja ishte e punësuar në Bashkinë Tiranë u bënë publike, dhe se ajo merrte një pagë prej 114 mijë lekësh të reja. Në kohën që u bënë publike të dhënat, nuk pati asnjë reagim nga ana e Bashkisë Tiranë.

Skandali me pagat dhe me të dhënat e tjera personale tronditi vendin në fund të vitit që lamë pas. Tre dokumente me të dhënat personale dhe konfidenciale të rreth 630 mijë qytetarëve shqiptarë, mes të cilave dy me pagat dhe një tjetër me targat e makinave, qarkulluan në rrjetet sociale, duke cënuar kështu privatësinë e çdo qytetari. Për këtë skandal u vunë në pranga katër personat, të cilët sot janë të lirë.

Author: morevesh