Treshja Donald-Beatrix-Bora, është në qendër të vëmendjes dhe kudo komentohet rreth marrëdhënies së tyre.
Së fundmi dy ish-konkurrentët e këtij edicioni të BBV, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa, në një video live në rrjetet sociale, kanë komentuar situatën, së bashku me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaltoi dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharravina.
Fituesi i Big Brother 6, ka folur me keqardhje për gjendjen e moderatores Bora Zemani duke treguar detaje rreth saj: “Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re.”
Ndër të tjera, Anaidi ka përmendur faktin se kur Kleidi ftoi në një darkë me Beatriksën, Donaldi e këshillonte si ta bënte për vete dhe si duhet të sillej me Trixën.
Pjesë nga Biseda mes personazheve VIP
Kleidi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…
Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Triksa nuk e ka për lojë…
Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Klejdin e kuptoi…
Atdheu: Ardit pse mendon se rri i mërzitur Donaldi…
Arditi: Kam përshtypjen që do e ketë kuptuar. Se të rrish me dikë tjetër në shtëpi duke u puthur, dhe duke e ditur shumë mirë që jashtë ka lënë dikë…
Ndër të tjera gjatë kësaj bisede Anaidi nuk lë pa përmendur dhe pse tërthorazi, edhe produksionin. Ai ka vënë në dukje që atë mbrëmje aktorit iu bënë 5 surpriza dhe se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Big Brother. Ndërkohë Atdheu, i cili ka qenë pjesë gjithashtu e një reality shoë, hodhi dyshime mbi produksionin.
Atdheu: Pse është duke ndodhur?
Anaidi: Me i dhënë emocione të forta pra, që ta ngrejnë dhe ta ulin nga gjendja emocionale. Ta nxjerrin nga mendtë e kokës…
Atdheu: Mos është favoriti i produksionit…
Anaidi: Nëse do ishte i preferuari i produksionit nuk do ia kishin sjellë Borën që në javën e dytë…
Kledi: Më shumë ka përfituar Big Brother nga takimi i tyre, sesa ata të dy….