Kujtim Gjuzi, ish-deputet i opozitës së re, ka bërë një deklaratë jo pak të bujshme mbrëmjen e djeshme. Ai është shprehur se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD sepse në të kundërt Gjuzi disponon një video që i shkatërron familjen.
I ftuar në Ora Neës, ish-deputeti tha se e disponon videon sepse ia kishte treguar dhe një bashkëpunëtorit të emisionit. “Ishalla nuk është bjonde”, shtoi Gjuzi.
“Më datë 11 doktori ka Kuvendin e madh. Bashës duhet me i thënë o djalë i mirë ik me kohë të mirë. E ka të sigurt që do iki, sepse unë nuk ia thash një sekret tjetër. (I drejtohet moderatores.) I tregova djalit tuaj një sekret, nuk e di nëse ta solli apo jo. Pa një gjë në telefon. Nëse ai nuk ikën është gati një video që i shkatërron familjen. Më mirë të iki”, u shpreh ish-deputeti./shqiperiaime.com.al