Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.
Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 10:00.
Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së ish-Presidentit në Prokurori.
Në një prononcim shkurt për mediat para hyrjes në SPAK, Meta nuk dha detaje, ndërsa theksoi se do të flasë për menjëherë sapo të dalë.
“Kam sjellë me dhjetëra denoncime këtu me firmë e me vulë, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi. Do t’iu njoftoj sapo të mbaroj”, tha Meta.