Ish-i dashuri “mollë sherri” me Dafinën, Xhuli: Motra e saj më kapi nga flokët (VIDEO)

Juliana Nura ose siç njihet me emrin Xhuli, ka bërë një deklaratë befasuese në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ajo ka treguar se si shumë vite më parë ishte përleshur fizikisht me këngëtaren Dafina Zeqiri, pas një konflikti që kishin për ish-të dashurin e Dafinës, Krenar Çoçajn.

A mendon se një grua e fortë si ti, që flet për feminizëm dhe mbrojtjen ndaj gruas, dha një shembull të mirë duke përmendur dhunën ushtruar ndaj një gruaje tjetër qoftë dhe si vetëmbrojtje?”, i ka thënë Stresi.




Në përgjigjen e saj Juliana ka dhënë më shumë detaje rreth sherrit (versionin e saj). Ajo tha se kur u takua ishte Dafina me motrën e saj dhe nisën ta ofendonin. Më pas, sipas Xhulit, kishte kapje nga flokët mirëpo ajo nuk e quan sulm por vetëmbrojtje, duke shtuar se nisi ajo e para.

‘Ishim në një vend të përbashkët, kafe ose një lokal. Ishte me motrën e saj dhe në atë kohë ishim dy fytyra që ishim përfolur dhe motra e saj më ofendoi rëndë. Ajo erdhi nga shpina dhe m’i kapi flokët. Nuk është sulm, por vetëmbrojtje. Nuk kam filluar unë e para por ka filluar ajo.‘-tha Juli.

Author: morevesh