Kush ia prishi planet ushtrisë së fuqishme ruse që pretendonte se do ta merrte lehtë Ukrainën?
Ish-gjenerali amerikan, David Petraeus, ka zbuluar në një dalje të tij mediatike se tashmë Rusia e ka humbur epërsinë e saj ndaj Ukrainës dhe kjo ka një arsye.
Sipas tij Rusia do të kishte epërsi absolute ajrore mbi Ukrainën, sikur Perëndimi të mos kishte dërguar më herët armë, furnizime dhe raketa të mbrojtjes ajrore.
“Rusët do të ishin në gjendje të bënin çfarë të donin, por nuk janë, për shkak të këtyre sistemeve”, tha Petraeus për BBC-në.
Ai tha gjithashtu në fjalën e tij se shumë raporte të verifikuara për avionët e rrëzuar rusë, sugjerojnë se forcat ruse kanë pësuar “humbje shumë të mëdha”.
Ndërkohë Perëndimi vijon ende tëndihmojë Ukrainën me armatime.
Bashkimi Evropian, për herë të parë në historinë e tij, është duke financuar armatimin e një vendi në konflikt – në këtë rast Ukrainës për t’i dhënë asaj mundësi për mbrojtje kundrejt agresionit rus. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.