Është diskutuar shumë herë nëse banorët që bëhen pjesë e formateve si Big Brother VIP paguhen, madje në shumë raste kanë dalur edhe shifra të mundshme që ata marrin.
Por, ndonëse asnjëherë nuk kishte një konfirmim për këtë së fundmi ka dhënë një përgjigje ish-konkurrenti i edicioni të parë të Big Brother VIP Kosova, këngëtari Bruno Pollogati.
Në një intervistë të fundit në ‘Kanal 10, Bruno u shpreh se ai është paguar nga produksini, pasi i la të gjitha obligimet pas për t’u bërë pjesë e BBVK.
“Të gjithë janë paguar, secili mbaj përgjegjësi për veten se çfarë kanë folur por patjetër që paguhemi, unë për vete jam paguar, por besoj të gjithë banorët janë paguar sepse je artistë dhe ti lë obligimet e tua dhe familje, unë jam mësues muzike në një kolegj në Tiranë, të gjithë janë paguar është e vërtetë”, ka thënë Bruno.
Kujtojmë që edicionin i parë i BBVK mbajti finalen e madhe më 17 mars dhe fituese i saj i shpall reperi nga Shqipëria, Stresi.
Ndërkohë, katër finalistët e tjetër të shtëpisë së famshme ishin Vedat Bajrami, Xhuli Nura, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu.