Ish-arbitri i njohur i FIFA-s, Arsen Hoxha, ka komentuar ngjarjet e fundit rreth zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku pas vendimit të Gjykatës janë pezulluar votimet për në datën 2 mars, pas falsifikimeve dhe manipulimeve të kryera nga drejtuesit e FSHF-së në Shoqatat Rajonale.
Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Gazetës TemA, Fatjon Baze, ish-disenjatori i arbitrave shprehet se vendimi i Armand Dukës për të shkelmuar vendimet e Gjykatave janë të ngjashme me metodat që përdor Sali Berisha.
Sipas tij ka ardhur koha që futbolli shqiptar të kriojë një elitë të vërtetë futbollistike, të përmiresohet legjislacioni dhe te zgjidhen njerëzit e peshtatshem.
Më poshtë intervista me z. Arsen Hoxha, realizuar nga Fatjon Baze
Si i shihni zgjedhjet dhe procesin e tyre ne nje kohe qe shume personalitete te sportit kane hedhur kritika per mungese transparence dhe ndryshim delegatesh?
Shoqata e madhe e futbollit, duke qene ne nje krize mosbesimi midis antareve, pa ndroje mund te themi se eshte ne krizen me te thelle te saj.
Shqetesimet e personaliteteve te futbollit tone kombetar, jane te drejta, te arsyshme, por per fat te keq te bera jo ne kohen e duhur.
Kur ne muajn Dhjetor 2020 Asambleja e Pergjitheshme miratoj ligjet e menyres sesi do te zhvilloheshin zgjedhjet brenda FSHF-se, gaboi shume rende. Ajo nuk mori ne konsiderat udhezimet e organeve te larta te futbollit boteror ku kohezgjatja e presidentit te nje federate nuk mund te jete me shume se tre mandate, por ra viktime e egoizmit te shfrenuar te zotit Duka.
Ne gazeten: “Panorama Sport” dhe “ Tema “ une shkruajta artikullin me titull: “ Mos u merzit Armando! Te gjithe mbreterit kane perjetuar makthe”.
Ne tre rreshtat e para thash se me vendimin e fundit te te ashtuquajtures asamble, zgjidhe perfundimisht dilemen se c’fare do te beje me konkurentet e mundshem per postin tuaj te privatizuar te pushtetit te presidentit, por asnje nga personalitetet qe ju tregoni, nuk u be i gjalle. Eshte kjo arsya qe une them se jane teper te vonuar.
Me veprimet qe z. Duka i imponoje asaj asambleje, mund te themi pa hezitim se edhe zgjedhja e tij si president, u be po ate dite. Besoj se mjaft prej tyre e uruan z.Duka per mandatin e gjashte menjehere pas mbledhjes se asamblese. Keshtu sipas tyre ne daten 2 Mars 2022, zgjedhejet do te jepen vetem te filmuara.
Cili mendon ju se eshte shkaku qe mekanizmi i mendimit ndryshe ne ate institucion eshte venitur deri ne kufijte e mos egzistences?
– Arsyet jane te shumta dhe teper komplekse. Keto burimin kryesor e kane te fetishizimi i rolit te presidentit. Z. Duka, me ligjet dhe rregullat qe vendosi me ndihmen e antareve te organeve servile qe ndodhen rreth tij, duke u shendruar ne mbret u be i rrezikshem per te gjithe. Madje ne debatet televizive, vartes te z. Duka si zotrinjte Tafaj , Riza e te tjere hodhen mendime se ai eshte i pa zevendesueshem dhe se ne shqiperi nuk ka nje te dyte si ai!
Se cdo gje e ka bere shume mire dhe ne menyre te vecante, nese ai humbet postin e antarit te Kryesise te Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s, vendi yne do te humbase shume gjera, jane thellesisht te gabuara dhe jo reale. Qendrime te tilla servile jane te pa justifikuara sepse nuk jane etike qe titullarin e larte te nje institucioni, publikisht ta vleresoje apo ta marre ne mbrojtje nje vartes. Ate mund ta beje vete z. Duka, mund ta beje nje antare komiteti apo zedhenesi i institucionit, por jo punonjesit e thjeshte.
FIFA dhe UEFA ne ndihmat ekonomike qe japin apo edhe ne investimet nuk udhehiqen nga njohjet personale qe kane antaret e komitetit te saj.
Ajo shperndarje behet e studjuar dhe barabarte per te gjithe antaret e tyre. Justifikime te tilla nuk jane parimore dhe krijojne iluzione per te favorizuar elemente te vecante.
Duka ka shperfillur vendimin e Gjykates per mos zhvillimin e zgjedhjeve . Mendoni se do ta çoje deri ne fund kete veprim te jashte ligjshem te tij ?
– Ai ne shume praktika ngjason me z.Berisha. Ka shume tipare te perbashketa me te sepse edhe prejardhjen afersisht e kane te perafert.
Berisha e shpalli veten president kur vendi ndodhej ne kushtet e nje gjendje te jashtezakonshme te shpallur zyrtarisht. Egoizmi dhe ambicjet e tij, ja humben llogjiken per te analizuar se sa ajo qe po bente i vlente popullit te kombit te tij, per pasoj u kalua ne trazira qe jo vetem shkatruan demokracine e brishte shqiptare, por humben edhe mijra jete njerzish.
Nese z. Duka do te ndjeke te njejtat metoda, do te kete te njejtin perfundim.
Iluzioni se mund t’a perkrahe UEFA do ta demtoje edhe me rende imazhin e futbollit shqiptar, po edhe te tij personalisht. Alibija se fushatat zgjedhore prishen nga grupimi tjeter politik eshte qesharak.
Te gjithe i dime se ndikimi politik ne keto fushata eshte aq evidente e i barabarte nga te dy krahet, sa qe nuk ja vlene fare te behet objekt diskutimi si faktor.
Nese mbeshtetja e UEFA-s sigurohet mbi kete baze eshte plotesisht jo morale dhe nje turp per ate vete. Detyra e organeve te specializuar te saj eshte ta ç’veshi kete fushate nga cdo abuzim e mashtrim dhe sportedashesve e te interesuarve t’u ktheje besimin e nje gare zgjedhore te paster.
Cili eshte mendimi juaj per personat qe kane shpallur kandidaturen per postin e presidentit apo edhe te antareve te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se?
Per kanditaturen e z. Duka, une fola me larte dhe qartesisht thashe se ai parimisht dhe moralisht eshte i gabuar ne kete kandindim te gjashte, qe do te thote se nese je parimisht dhe moralisht i gabuar, nuk duhet te kandidosh. Me kete nuk dua te mohoj punen e madhe që ai ka bere, ashtu si nuk dua te anashkaloj ato difekte serioze te karakterit te tij ku egoizmi i ka kaluar kufite e llogjikes normale.
Persa i perket kandidimit te z. Starova dhe z. Shakohoxha, akoma nuk jam i bindur se ata e kane seriozisht kete kandidim. Me shume me duket si nje loje per te fituar disa favore nga pushteti i z. Duka, sesa per te fituar vete titullin e pretenduar te presidentit.
Kete bindje e kam krijuar sepse ne kete situate morale teper te pa pershtateshme per z. Duka, ata nuk kane bere as perpjekjen me te vogel per ta shfrytezuar ne favor te tyre.
Edhe pse faktet jane te konsiderushem ata çuditerisht heshtin dhe te krijojne pershtypjen sikur ne subkoshiencen e tyre thone: “ Gjunah Duka i shkrete sa po vuan. Po e lane edhe kater vjet te tjera çu be?
Veprimet e deritanishme te tyre tregojne se ata ne vetvete nuk perfaqesojne figuren e nje lideri te vertete, per te cilet shoqata e madhe e futbollit ka nevoje orgjente.
Deri tani ata nuk kane paraqitur publikisht asnje lloj vizioni dhe programi konkret per prioritetet qe do te kene mbi ato te z. Duka ne qeverisjen e tyre.
Ne keto kushte besushmeria ime ndaj tyre si presidente te ardheshem, eshte zero. Me mire do te pranoja nje Duke qe po shkel shume norma, por qe ka fituar nje eksperience te mire, sesa ata qe deri tani nuk kane shprehur asgje.
Po me kete llogjike une vleresoje edhe kandidaturat e pretendenteve per antare te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se. Ata duhet te flasin e t’u tregojne sportedashesve se do te jene vetem kuklla si deri me sot, apo elitare qe shoqerise futbollistike do t’i sjellin permiresimet e desheruara, pa u trembur nga gogoli Duka.
Eshte fatkeqesi e madhe qe ne keto 20 vjet, per pasoje te mungeses se konkurences te ndershme te pushtetit te z. Duka, nuk u krijua dot nje pjese elitare e shoqerise futbollistike. Nuk eshte krijuar dot nje grup individesh qe te demonstrojne diference psikologjike, intelektuale e morale, me nje pergatitje profesionale te nivelit superior te krahasuar mbi nivelin e pergjitheshem.
Per fat te keq kete nivel nuk e ka asnjeri prej kandidateve per president e shume pak prej atyre qe pretendojne per antar komiteti.
Ne keto kushte une mendoj se zgjedhjet duhet te shtyhen se paku tre muaj. Te permiresohet legjislacioni dhe te zgjidhen njerëzit e peshtatshem.
Te zgjidhen ata qe praktikisht kane vertetuar se punojne cdo dite per t’u dalluar nga te tjeret, per te krijuar lidershipin e ri per te cilin sportet tona ne pergjithesi dhe futbolli ne vecanti kane shume nevoj.