Bled Mane sapo bëri atë që di të bëj më mirë, sërish. Gazetari ka bërë një postim në rrjetet sociale ku me rastin e 1 Prillit, diës së gënjeshtrave i uron ditëlindjen Oltës dhe Luizi.
“Gëzuar ditëlindjen Olta! Gëzuar ditëlindjen Luiz! Urimet më të mira për dy nga njerëzit më të sinqertë, më të pastër dhe më të drejtë që kam njohur!”, shkruan plot ironi Bled Mane.
Kujtojmë se Bledi Mane hoqi dorë nga “Big Brother VIP” pak javë më parë, por nëpërmjet postimeve në rrjetet e tij sociale, ku nuk mungojnë sulmet, ironitë dhe thumbimet, ka qenë vazhdimisht i përfshirë në ngjarjet brenda shtëpisë.