Interi fiton minimalisht ndaj Portos / Leipzig “frenon” Manchester Cityn, kualifikimi vendoset në “ishull”

Interi ka fituar minimalisht 1-0 në San Siro ndaj Portos falë një goli të Lukakut 5 minuta nga fundi.

Belgu i hyrë si zëvendësues realizoi lehtësisht brenda zonës i ndihmuar dhe nga shtylla pas gjuajtes me kokë.




Kujtojmë se miqtë ngelën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Otavio 78′ i cili mori 2 kartona të verdhë.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet në “Estadio do Dragao” më 14 mars.

Ndërkohë, Man City nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Leipzig.

Miqtë gjetën të parët golin me Mahrez 27′, por vendasit barazuan me Gvardiol 70′.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 14 mars në “Etihad Stadium”.

Author: morevesh