Autoritetet ukrainase kanë ngritur alarmin, ndërsa njoftuan se Rusia po përgatit një sulm terrorist në centralin bërthamor të Çernobilit.
Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës së Ukrainës në faqen e saj të internetit, ka shkuar se trupat e Putinit po përgatiten për të sulmuar Çernobilin me raketa ose me lëndë eksplozive, raporton CNN.
“Vladimir Putin ka urdhëruar përgatitjen e një sulmi terrorist në termocentralin bërthamor të Çernobilit”, thuhet në njoftimin e Inteligjencës së Ukrainës.
Aktualisht termocentralin bërthamor i Çernobilit është i kontrolluar nga Rusia,e po ashtu nën kontrollin e trupave ruse janë dhe dy termocentrale të tjerë në Ukrainë.