Paqja e artë e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite është trazuar nga zbulimet e një influencueseje venezueliane. Georgilaya, ky është emri i blogeres. Në një postim të publikuar në Instagram tha se kishte bërë seks me futbollistin e njohur portugez, aktualisht pjesë e Al-Nassr.
Faktet e supozuara datojnë në mars të vitit 2022, kur ish-lojtari i Manchester United, Real Madridit dhe Juventusit ishte i angazhuar me ekipin e tij kombëtar në “play-off”-in e Kupës së Botës. Çfarë është e vërtetë në gjithë këtë histori? Asgjë, sipas të interesuarit, i cili ka mohuar menjëherë gjithçka, duke ia kthyer “akuzat” dërgueses.
Por cilat janë konkretisht akuzat e Georgilaya ndaj Ronaldos? Praktikisht, influencuesja, në një monolog të gjatë të shpërndarë në Instagram, zbuloi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me futbollistin. Teksa ishte absolutisht “pajtuese”, ajo theksoi se ndihej e “manipuluar nga fama dhe pushteti” i CR7.
Sipas saj, gjithçka do të kishte ndodhur më 25 mars në hotelin “Swish Solverde” në Vila Nova de Gaia, në veri të Portugalisë, para ndeshjeve vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës në Katar.
Pasi shkrepi disa “selfie” me lojtarët portugezë, postoi në Instagram atë që bëri me Ronaldon, duke e shoqëruar me mesazhin: “Mund të falënderoj Zotin që takova Cristianon. U përmbush ëndrra ime përjetshme. Qielli është kufiri im”.
Sipas versionit të saj, pas atyre fotove, amerikano-jugorja do të kishte marrë një mesazh nga CR7, saktësisht një ftesë për t’u bashkuar me të në dhomë. Duke hyrë në specifikat e takimit, Georgilaya nënvizoi:
“Kur lexova mesazhin, mendova që nëse shkoja atje, do të flisnim, do të njiheshim më mirë, ndoshta mund të bëja më shumë foto. Nuk e mendova se në atë situatë do të kryenim marrëdhënie seksuale. Fakti është se ndodhi. Nga ana ime rashë dakord, por pavarësisht kësaj u ndjeva e manipuluar nga fama dhe fuqia e Cristiano Ronaldos”.
Vajza më pas specifikoi se nuk po kërkonte “famë apo para”, duke iu referuar gjithashtu mesazheve të supozuara nga Ronaldo dhe disa miq të saj. Ajo shpjegoi se ndihej e mbytur nga faji për tradhtinë e burrit të saj me yllin e futbollit.
Nuk ka vonuar mohimi i menjëhershëm i personit të interesuar, përmes zëdhënësit të tij: “Ky pretendim është krejtësisht i rremë dhe shpifës”.