Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Evi Kokalari sqaroi incidentin e djeshëm në shkallët e PD-së, ku pati një përplasje me një nga mbështetëset e Bashës.
Kokalari tha se zonja që e shtyu është një person i futur nga kunati i kreut të PD-së, Lulzim Basha.
“Ishte thjesht dhunë për të na intimiduar dhe larguar nga PS. Më kanë thënë që ky person është futur nga kunati i Lul Bashës.
Të hënën ajo ka bërë të njëjtën gjurulldi. Më kanë shkruar që këtë e kanë sjellë në PD me një Range Rover.
Ajo erdhi lart dhe bëri shumë zhurmë, kishte shumë mbështetës të zotit Berisha. Kati i dytë kur ishte mbledhja, salla u mbush plot me njerëz.
Ajo pati një abuzim të tillë, ndërsa zoti Basha ishte aty dhe nuk mori mundimin ta ndalte.
Madje ai kishte vënë një person të dytë për t’i ardhur në ndihmë. Kjo është diçka e paramenduar që e ka bërë Luli dhe kunati i tij”, u shpreh Kokalari.