Këngëtari Ermal Mamaqi ka reaguar pas vizitës që pati dje në shtëpinë e Big Brother Vip ndërsa ai u largua pasi i foli Donaldit për Borën.
Por nuk ka vonuar dhe ka reaguar përmes një video-mesazhi në instagram ku thotë se ai madje nuk është fare fans i Donaldit, por i dy miqve të tij, Arjolës dhe Ilirit.
Ai tha se ka marrë komente dhe mesazhe pa fund në lidhje me vizitën e tij.
“Për të gjithë ju histerikët, nuk kam marrë kaq shumë mallkime, as kur kam kënduar në fushatë për Berishën para 100 vjetësh. Hey miq, mos e merrni kaq shumë seriozisht, mami im është fanse e Donaldit dhe për këtë më vjen shumë keq. Nuk e di se ça problemi ka mami.
Ndoshta jam i adoptuar. Megjithatë, unë vazhdojë të mbështes miqtë e mi, Ilirin dhe Arjolën. Me që Arjola e mori dhuratën, më saktë çmimin, gjithë mbështetja ime shkon për Ilir Shaqirin. Edhe nuk asgjë të keqe, duhet mësoheni me mendimin e lirë”, u shpreh Mamaqi ndër të tjera.