Imazhi i parë që dalloni në foto tregon shumë për gjendjen tuaj emocionale

 

Testi që ju sugjerojmë të bëni sot, është ndër më të shpërndarët në internet, sidomos në rrjete sociale. Mjafton të përqendroheni tek imazhi në foto dhe të lexoni çfarë shkruhet për atë që keni parë në fillim. Në foto ka dy kafshë, një qen dhe një mace. Çfarë pe si fillim?

 

Mace

 

Nëse kafsha e parë që ka tërhequr vëmendjen tuaj ka qenë macja, kjo tregon se për momentin po kaloni në situata stresuese. Mundohu të zgjidhni konfliktet e tua të brendshme, përpara se të synoni të zgjidhni problemet e jashtme. Mos harroni kurrë se mund  të mbështeteni te personat që duan të mirën prej jush. Kështu që, kur e shihni se s’mund t’ia dilni dot vetëm, kërkoni ndihmën e tyre. Mos i lejoni problemet t’ju stresojnë dhe të bëjnë të mos gjykoni me mendje të kthjellët.

 

Qen

 

Nëse keni parë të parin qenin në foto, kjo tregon se me shumë mundësi jeni duke kërkuar në jetën tuaj një person që t’ju bëjë të lumtur. Mundohu të mos i ngutni ngjarjet, pasi mund të marrni vendime ndonjëherë të gabuara nga të cilat më vonë mund të pendoheni. Mendoni me kthjelltësi përpara se të merrni çdo vendim. Nëse dikush është duke treguar interes për ju në këto momente, mos u nxitoni të krijosh diçka me të. Njiheni mirë dhe më pas vendosni. Ju meriton dikë që do t’ju bëjë të lumtur. Keni pritur gjatë për këtë gjë dhe nuk ia vlen të hidhni poshtë gjithçka tani.

Author: morevesh