Imazhet e rralla/ Koha kur Vuçiç pozonte dhe jepte intervistë për “Playboy”

Presdienti serb Aleksandër Vuçiç sot shihet si një njeri me temparament të fortë, por mesa duket nuk paska qenë gjithmonë kështu.

Së fundmi, një intervistë e vjetër dhe disa foto ku ai ka pozuar për revistën e njohur “Play Boy” janë bërë virale, duke treguar një anë të tij.

Ishte shkrimtarja dhe gazetarja Isidora Bjelicae, e cila i ka bërë 20 pyetje Vuçiç, duke mos e ditur se pas më shumë se 10 vitesh do të jetë president i Serbisë. Revista tani është në faqen për shitje dhe ata që duan ta blejnë do të duhet të paguajnë një shumë të majme parash.

“Tani kjo intervistë për Playboy është një gjë e rrallë e pabesueshme surreale gazetareske”, thuhet në përshkrimin e reklamës.

https://

 

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka pozuar për intervistë në një krevat me një këmishë të bardhë të kontrolluar. Teksa me njërën dorë mban rrushin mbi kokë, në prehër ka një tas me fruta ndërsa në dorë mban një libër. Për kopertinën e intervistës është zgjedhur ajo me Vuçiç duke buzëqeshur.

Author: morevesh