Kush përpiqet të mbrojë karrierën duhet mbështetur!
Iliri u shpreh se ka bërë shumë punë dhe është i famshëm. Ai thjesht është aty sepse dëshironte që publiku i tij ta shijonte dhe ta njihte edhe duke larë dhëmbët.
“E çfarë problemi ka që mos ti lajmë edhe ne dhëmbët” ia kthen Antonela, apo doje t’i laje dhëmbët me ndonjë artist të njohur dhe jo me ne.
Më pas debati u bë aq i fortë nga Einxhel, Sara, Antonela, Donaldi, sa Iliri filloi vetëm auto-mbrojte dhe sulm duke ngritur zërin.
“Pse hyre këtu”, vazhdoi akoma Antonela, siç të njohin ty nga një reality show, ashtu më njohin edhe mua nga një reality show. Ku është problemi këtu?”
Iliri nuk mundi t’i përgjigjej dot drejtpërdrejtë por filloi të tallej me batuta shpërfillëse. Balina tha se “nuk i shkon një profesionisti të flasë me gjuhën që ka folur Iliri për banorët e tjerë.”
“Ti je lojtar i fortë por do me patjetër të jesh “udhëheqës”, kam pritur nga ty që të mbash qëndrim tjetër me ato persona aty që po përpiqen të ndërtojnë karrierën e tyre. Kush përpiqet të mbrojë karrierën duhet mbështetur”, vijoi Balina.
“Ke karrierë dhe mund ta përdorësh në mënyrë arrogante ose të kthehesh në model për ata që ke aty por më duket se po anon më shumë nga e para”, përfundoi ajo.