Arjola doli nga shtëpia e Big Brother VIP javën që lamë pas. Më shumë mungesën e saj e ka ndjerë Iliri.
Por tani që Arjola nuk është në mesin e tyre, Iliri kur gjen rastin e përshëndet aktoren dhe i dërgon puthje nga ekrani.
Arjola këtë e ka ndarë në Instagram duke shkruar numrin e televotimit për Ilirin, gjithashtu e ka quajtur edhe “Shpirti i motrës” dhe i ka bërë tag bashkëshortes së Ilirit.
Kujtojmë se pak ditë para daljes së Arjolës nga shtëpia e BBV, ajo dhe Iliri shkëmbyen disa puthje në buzë si pjesë e provës javore të caktuar nga “Vëllai i Madh”. Por bashkëshortja e Ilirit e konsideroi këtë moment si diçka normale që mund të ndodhë kur dy aktorë luajnë një rol filmi.