Mbrëmja e sotme ka sjellë shumë diskutime mes Ilirit dhe Donaldit. Duke komentuar marrëdhënien me banorët e tjerë, raportin e Ilirit me Arjolën, Donaldi dhe Iliri kanë ngritur tonet duke mos reaguar kur Arbana i ka kërkuar të flasin dhe banorët e tjerë.
“Dilni jashtë tani. Dilni jashtë të dy, flisni jashtë”, i ka kërkuar Arbana duke insistuar që nuk mund ta vazhdojë diskutimin kështu pasi kjo vendos dhe atë në pozitë të vështirë. Fill pas këtij momenti Donaldi ka kërkuar ndjesë dhe biseda ka vazhduar mes banorëve të tjerë.
Spektakli i kësaj të premteje në ‘Big Brother Vip’ ka nisur me një përballje të fortë mes Ilirit dhe Einxhelit. Përmendja e historisë së tradhëtisë së Ilirit, të cilën e ka treguar vetë, nga Einxhel ka sjellë reagim të fortë nga ana e tij.
Iliri: Unë e kam me fallxhoren, me gruan dhe vajzën time ti nuk ke shans t ‘i zësh me gojë. Einxhel: Këto i ke thënë ti jo unë. Iliri: Mendimi jot është ordiner, pa pikë turpi. Einxhel: Ti je ai që ofendon rregullisht, ke moshën e babait tim.
Iliri: Po kalove vizën time të kuqe unë të masakroj,në kuptimin verbal të fjalës. Einxhel: E mirë.Mendova se e kishe bërë deri tani këtë masakrimin verbal. Iliri: Nuk dua të dëgjoj shprehje të tjera. Einxhel: Biseda ishte që unë isha bërë shumë e dashur për nominimin,e thënë kjo nga një person që për të fituar sfidën e sinqeritetit përfshiu jetën personale.
Iliri: Ti nuk ke shans që gruan dhe vajzën time t’i përmendësh. Einxhel: Kam të drejtën e mendimit tim, ti ke ofenduar gjithmonë. Iliri: Ti gjykon karrierë, jetë personale, ti je shumë e ulët. Pas debatit të fortë të Ilirit me Einxhel, nisi një tjetër debat i fortë me Arjolën dhe Donaldin.