Iliri, Antonela dhe Meridianit janë tre të nominuarit për mbrëmjen e sotme në ‘Big Brother Vip’ dhe njëri prej tyre do të lërë sot shtëpinë.
Dhe ai që do të lërë shtëpinë është Meridiani. Do thoni ju nga e dini? Produksioni i ‘BBV’ ka marrë shumë kritika këtë edicion special, sepse gjithmonë ka vendosur t’i naxjerr vetë banorët dhe jo me votat e publikut siç pretendohet.
Në faqen zyrtare në Instagram të ‘Big Brother Vip’ dhe të shpërndarë nga faqja zyrtare e Top Channel është promo për spektaklin e sotëm dhe ndër të tjera thuhet se “Vëllai i madh” do të vendoë Antonelën para një zgjedhje të vështirë me kutinë e Pandorës. SHIKO VIDEON
Tashmë dihet që kutia e Pandorës hapet gjithmonë afër fundit të spektaklit dhe pasi një nga të nominuarit ka lënë shtëpinë. Meqenëse produksioni ka vendour Antonelën për kutinë e Pandorës, kjo do të thotë që ajo nuk del nga shtëpia.
Iliri nuk ka si të dalë sepse është favoriti kryesor për ta fituar ‘BBV’, kështu që Meridani e mbyll këtu aventurën e tij në këtë ‘Big Brother Vip’.
Nuk është as hera e parë dhe me siguri as e fundit që produksioni i ‘BBV’ bën vetë bllof dhe del shumë keq te publiku. Të premten e thamë që para spekataklit që do të dilte Big Mama dhe të gjithë e pamë çfarë ndodhi.