Ilir Shaqiri zbulon gjithçka! Pse zgjati kaq shumë mëria me Donaldin dhe a është pajtuar me Sabianin, ia dha lekët që i premtoi ?

Mbrëmjen e djeshme ka filluar sezoni i dytë i emisionit të vëllezërve Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Ndoshta nuk e prisnim por ja që ndodhi, i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë Ilir Shaqiri. Për herë të fundit ishin parë bashkë në finalen e ‘BBVIP1’, por mesa duket Iliri dhe Donaldi, i kanë lënë pas mëritë dhe sot janë pajtuar.

Pse zgjati kaq shumë mëria prej më shumë se një vit pa folur mes Donaldit dhe Ilirit? Balerini e ka një përgjigje në lidhje me këtë:

Italianët thonë ‘odio amore’, ia kam thënë dhe po e them që finalen time pavarësisht se kush e fitonte unë e kam ndarë me Donaldin që në muajin dhjetor, unë e dija kush ishte finalja, brenda vetes time.

Po raporti me Sabianin si vazhdon të jetë?

Po, shumë i mirë.

Romeo e ngacmoi me shaka duke e pyetur edhe nëse ia ka dhënë lekët?

Disa vëllazëri zgjasin, disa nuk zgjasin, disa modifikohen. Po, po respektin ia kam bërë. Unë mendoj që Sabi meritonte dhe mori respektin e duhur prej Ilirit.

 

Pjesë nga biseda :

 

Romeo Veshaj: Si vazhdon raporti jot me Sabianin?

Ilir Shaqiri: Shumë normal.

Romeo Veshaj: Ia dhe lekët?

Ilir Shaqiri: Si i imi me Donaldin.

Donald Veshaj: Po ju betoheshit për kokë të njëri-tjetrit more djalë!

Ilir Shaqiri: Po normal, edhe ti betohesh për kokën e Romeos.

Donald Veshaj: E ke vëlla tamam domethënë?

Ilir Shaqiri: Po tani vëlla tamam! Disa vëllazëri zgjasin, disa nuk zgjasin, disa modifikohen.

Romeo Veshaj: Unë këtë dua nga ty, ia dhe lekët?

Ilir Shaqiri: Po, po respektin ia kam bërë, kështu që Sabi e di. Unë mendoj që Sabi meritonte dhe mori respektin e duhur prej Ilirit, pikë, mbaroi!

Romeo Veshaj: Po nëse unë hyj Bigun e ardhshëm, ti dhe Donaldi do më mbështesni mua?

Donald Veshaj: Si mendon do e mbështesim atë, do dalim nëpër live, do flasim për Bigun?

Ilir Shaqiri: Do të të përgjigjem me një pyetje.

Romeo Veshaj: Ti qenke si ai Fatos Nano!

Ilir Shaqiri: Do doje të kishe mbështetjen si ia bërë ti Donaldit, apo si ma bëri familja mua?

Donald Veshaj: Romeo i ka si pikë të dobët helikopterët, thjesht a na i mban xhepi ne.

Ilir Shaqiri: Do doje të hidhnim lekë për naftë dhe për karafila apo do doje thjesht një suport?

Romeo Veshaj: Kohët e fundit kam vendosur që të jem i vërtetë me veten time.

 

Author: morevesh