“Ik o se t’u futa me lëpitkë!”, shprehjet korçare që duhet t’i dini patjetër

Korça është qyteti i shkollës së parë shqipe, i kulturës, por është edhe qyteti i fjalëve dhe shprehjeve lokale, i “kë”-ve dhe “ushka”-ve që i shtohen çdo emri.

Ja disa nga fjalët tipike që do i dëgjoni vetëm në Korçë ose vetëm nga korçarët, bashkë me përkthimin sepse bëjmë mirë të kuptohemi:

Imonik-Shalqi.

Lëpitka-Shapka që vishen

Furkulicë-Pirun. Lakrorin, thuhet në Korçë dhe rreth saj, duhet ta hash me dorë…

Gardhirop-Dollap (kjo duhet të jetë transformimi korçar i gardërobës)

Mashka-Karfica të zeza, të holla flokësh, por ju mund t’i mbani flokët edhe me kordhonkë, ose rreth

Ziqkë-Peshore dore

Marauzhgë-Milingonë

Farashkë-lopatë e vogël me bisht për të mbledhur mbeturinat

Peronë-Gozhdë

Fufu-Furrnelë me gaz

Farashkë – fshese me bisht të vogël për të mbledhur plehrat

Fiqkë – Kopsë palltoje

Kokoridhe – kaçurrelse

Rripka – lidhëse këpucësh

Feçkë – çupkë – çapkëne – me përçmim

Fufu – furrnellë me gaz

Marauzhge – karanxha – milingonë

Kukumalkë – Dhè i ngritur si formë mali

Pezhishkë – rrjetë merimange

Koriçkë – kore buke

Ziqkë – që shërben për të peshuar

Të argalisesh – të qeshësh si punë e budallait

Ta thëntë prifti majë kokës – V deksh!

Mos m’u bëj si francez/ francezkë! Sikur nuk di, sikur nuk merr vesh!

Ç’m’i ke bërë flokët si Doktori i Luleve – Kur e tepron në stolisjen e pamjes

Ku je o t’u mbylltë e mëndjes, nga ke humbur o kllëngjo?

Plaç të rëntë! – Plaç të preftë! – Mallkim kur kollitesh!

Të fshiftë mortja! – Mallkim rëndues…

Hë mo, solle gjëkafshë?

Ma ke mendjen lulkë – Je tra la la nga mendja

Të erdha ta bëra shtëpinë në majë të Thanasit…

Na moj kullumbri!

Hë me, e poqe lakrornë?

Bobooo, moj korbeckë! – bobo moj e shkretë!

Të piftë bukla, të piftë!

Më ngeli peronkë! – M’u bë fiksim!

Iko se t’u futa me lëpitkë! Kur ia bie tjetrit shpirtin në majë të hundës!

Katran me bojë – E katranose fare – E bëre lëmsh fare

Viiii, ky bre!

Më je bërë si Xhuvi i Dasmave! Njeri që futet gjithkund i paftuar!

Iko se t’i shkula ato leshra!

Boll moj dhaskalicë – Mjaft na shite mend!

Pandi gjiza – Pandi Këndezka

Ik me trëndelinë – ik more karafil – Njerëz të lehtë nga mendja

Të piftë dheri trutë..

Qëndro me një sekondë se s’te iku treni, Oh të bëfsha gropën, të bëfsha

I zuri pilka gjizë

Ce më qesh si polic ore… Qesh me vonesë dhe kot!

Cilkë e Mallgashit

Ik o moj andej se ma hoqe trunë

Mëmë Gjyle, më bëj një fet buk me vaj e me sheqer meee… Po ce o, vit i ri ësht oooo…

Ç’më ecën ashtu si Kukja… ke ecje të keqe, ecën shtrembët

Author: admin