Një parashutist ka shkuar përtej të zakonshmes. Ai ia ka dalë të fluturojë, ndërkohë që qëndronte i ulur në një divan dhe shihte televizor. Hasan Kaval, nga Izmiri i Turqisë, vendosi që ta kthente në realitet një nga idetë e tij më të çmendura.
Ai modifikoi një divan me lëkurë të kuqe më një kornizë metalike pas të cilës kapi parashutën, ndërsa i vendosi edhe rrota. Po ashtu, ai me vete kishte edhe një stol për këmbët, një abazhur dhe një televizor.
Kaval filmoi momentin kur miqtë e tij e shtynë nga një kodër dhe divani i kuq u kthye në një “mjet flutures”, ndërsa personat e pranishëm duartrokisnin.
Zero frikë, 29-vjeçari shfaqet rehat dhe i lumtur, teksa rrëfeu shkurt emocionet e përjetuara: nuk isha i frikësuar, miqtë e mi më besuan. Ishte një aventurë shumë e mirë dhe emocionuese.