Duke qenë se do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve në “Big Brother VIP”, banorët do organizojnë spektaklin e Vitit të Ri që do të jepet në “Live Show” në 1 janar. Ata mund të përgatisin çfarë të dëshirojnë: Kërcim, këngë, skeçe, imitime apo edhe talente të tjera që mendojnë se ata kanë.
Mbrëmjen e djeshme ata duhet të diskutonin për elementët e spektaklit që do të organizojnë. Teksa ndodheshin në tryezë duke diskutuar, Donaldi i bëri një kërkesë publikisht Arbanës. Ai tha se do dëshironte ta intervistonte sepse nuk e ka parë në intervista të mëparshme. Video
Nga ana tjetër, Einxhel nuk mori pjesë në diskutime për shkak të disa hatërmbetjeve. Më pas, ajo debatoi me Donaldin dhe e akuzoi se “i ka vjedhur idenë”. Moderatorja u shpreh se ishte ajo e parë që tha se dëshironte të intervistonte dhe se ai “i mori dëshirën”.
Dje, Einxhel ka një kërkesë për “Vëllain e Madh”, nje kerkese qe ne fakt shkon kunder rregullave te formatit. Ajo i ka kërkuar t’i japi telefonin e saj dhe ka nje arsye per kete. Einxhel deshiron te fshije ca gjera dhe ka treguar se telefonin e saj e mban Argjira.
“Më jepni 5 minuta telefonin që të fshij ca gjëra. Unë i kam lënë telefonin tim Argjirës, shoqes së ngushtë se nuk mbaja mend fjalëkalimin por nuk e kam pastruar para se t’ja jepja. Nuk pata kohë”, tha ajo. Kujtojmë se Argjira është moderatore e Top Channel, shoqe e ngushtë e Einxhel.
Kujtojmë se pak ditë më aprë ndodhi një ‘përplasje’ mes Einxhel dhe Beatrix, që kishte të bënte me situatat para se të hynin në BBV. Einxhel dhe Beatrix po përpiqen të të krijojnë një miqësi në shtëpinë e Big Brother, ndërkohë që jashtë duket se ka pasur një moment qejfmbetje mes tyre.