Noterja Rezarta Koçi, së cilës iu vu tritol në makinë në nëntor të vitit të kaluar, është arrestuar sot nga policia për vjedhje dhe shpërdorim detyre.
Policia njoftoi se Koçi, 40 vjeçe në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm, por nuk sqarohet skema që përdorte për të mashtruar.
Po si u paralajmërua kjo skemë nga ish ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Një ankesë e mbërritur me email në Ministrinë e Drejtësisë, bëri që ky institucion të fillonte të hetonte Rezarta Koçin në vitin 2020 duke i hequr licensën. Me urdhër të prerë të ish-ministres Gjonaj, ky institucion vendosi të niste procedim penal dhe të hiqte licensën e Rezarta Koçit.
Shkak ishin sjelljet dhe qëndrimet e saj shkelin besimin e publikut dhe ulin dukshëm cilësinë eofrimit të shërbimit të noterisë në vend.
Por ky nuk është rasti i vetëm i abuzimit të noterëve.
Në fjalën e një jave më parë, ish ministria e Drejtësisë sinjalizoi nga foltorja e parlamentit përfshirjen e një pjesë të noterëve në skema të paligjshme.
“Në raste të mëparshme, me raste konkrete është evidentuar se përfshirja e drejtëpërdrejtë e noterëve në veprimtarinë e qarkullimit civil ka mbartur edhe rrezikun për përfshirje në veprimtari kriminale apo edhe specifikisht në pastrimin e parave.
Ku vetëm nga një raportim I Drejtorisë së përgjithshme të parandalimit të pastrimit të parave përgjatë viteve 2019 – 2020 janë raportuar nga ana e noterëve 654 raste të dyshimta për pastrimin e parave nga subjekte të ndryshëm.
E njëjta situatë ekziston edhe për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme,
të cilët duke mos qënë të rregjistruar apo të njohur dhe të monitoruar ligjërisht nga institucionet shtetërore për veprimtarinë që kryejnë, mbartin rrezikun e veprimtarive të tilla të paligjshme”, tha nder te tjera Gjonaj ku theksonte se:
“Sot vendimet disiplinore ndaj noterëve nuk janë thjesht në përgjegjësinë e vendimmarrjes së Ministrisë të Drejtësisë
por edhe në përgjegjësinë ligjore të Bordit disiplinor të noterisë i cili vendos si hallkë e fundit administrative marrjen e masës disiplinore për një noter. Por të vetëm, si Ministria e Drejtëisë dhe Dhoma Kombëtare e Noterisë edhe Bordi Disiplinor, të njëjtit qëllim të mirë për të ndaluar rastet abuzive dhe të shkeljes së ligjit nga subjektet,
duhet ti përgjigjet njëkohësisht edhe vendimmarrja e gjyqtarëve e cila duhet të jetë jo vetëm profesionale por edhe e pakorruptuar. Kjo për të mos përsëritur raste të të kaluarës dhe mos përsëritur raste që mbase janë edhe të fresketa, ku ka patur vendimmarrje abuzive nga gjykatat për masat disiplinore ndaj profesioneve të lira konkretisht noterëve si zvarritje të hetimeve të rasteve të referuara për pastrim parash”, nënvizonte Gjonaj.
Në korrik të vitit 2019, Rezarta Koçi është kallëzuar penalisht nga një person me inicialet I. Ç., për shpërdorim detyre dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, në lidhje me një pasuri të llojit hotel.
Në maj të vitit 2021, ajo është kallëzuar nga personi me inicialet E. N për fshehje të ardhurash dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, për një kontratë për shitje të një pasurie të paluajtshme.
Në qershor të 2021, një tjetër person me inicialet E. Q., ka kallëzuar penalisht Rezarta Koçin për fshehje të ardhurash, mashtrim dhe mospagim taksash, duke pretenduar gjithashtu se i ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash.
Në 9 korrik të 2021, për Rezarta Koçin u depozitua në prokurori një tjetër kallëzim penal, sërish për mashtrim dhe përvetësim parash.
Ndërkohë Dhoma e Avokatisë bën me dije se noteres i është hequr edhe licenca pas kërkesës së ish ministres Etilda Gjonaj.
Po kush është Rezarta Koçi?
Rezarta Koçi ka lindur më 31.10.1981 në Tiranë. Ajo është diplomuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës në degën “Punë sociale”. Më pas ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Justiniani.
Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka punuar si asistente e Zv.Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi. Më pas pranë Avokatutës së Përgjithshme të Shtetit në periudhën 2008 – 2009, si dhe inspektore e profesioneve të lira në Drejtorinë e Inspektimit pranë Ministrisë së Drejtësisë në periudhën 2011 – 2013.
Prej vitit 2013 ushtron profesionin e noteres në zyrën e saj. Prej Janar 2020, znj. Koçi është pedagoge e jashtme pranë Fakultetit Juridik, Universiteti Europian i Tiranës.
Si iu hoq licensa në vitin 2021?
Një ankesë e mbërritur me email në Ministrinë e Drejtësisë, bëri që ky institucion të fillonte të hetonte Rezarta Koçin në vitin 2020. Ministria e Drejtësisë, me urdhër të ish-Ministres Etilda Gjonaj vendosi të niste procedim penal dhe të hiqte licensën e Rezarta Koçit. Nje qytetar me inicialet K.G., u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare, dhe pas hetimit të Ministrisë së Drejtësisë u propozua të pezullohej përgjithmonë noterja Rezarta Koçi dhe të fillonte procedimi penal ndaj saj.
Gjetjet e Ministrisë së Drejtësisë i mori në shqyrtim Bordi Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Noterisë, i cili vendosi të pranojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në datë 6 maj 2021.