“I zgjuar sa një fëmijë kopshti”, si gazetares amerikane i ofruan para të joshë gjeneralin

Një gazetareje amerikane i janë ofruar $10,000 për të joshur ish-gjeneralin e ushtrisë HR McMaster, me qëllim të zbulonte informacione mbi Donald Trump, në një operacion me kamera të fshehta.

New York Times raporton se gazetarja Tarah Price ishte kontaktuar nga grupi ‘Project Veritas’ për të futur në kurth ish-këshilltarin e sigurisë së Trump, McMaster.

Project Veritas, i drejtuar nga James O’Keefe, është një grup konservator amerikan që përdor kamera të fshehura dhe gazetarë të infiltruar për të zbuluar informacione të sikletshme nga politikanë e gazetarë.

Grupi kishte vënë në shënjestër McMaster në 2018, kur ishte dëgjuar se ai kishte quajtur presidentin idiot apo se kishte inteligjencën e një fëmije kopshti, gjatë një darke në restorantin italian Tosca.

The Times shkruan se Project Veritas i ofroi Price $10,000 për të marrë pjesë në operacion. Në një email të vitit 2018, ish-i dashuri i Price shkruante se ajo “do të paguhet $10,000 për t’u infiltruar me një figurë të rëndësishme politike në Uashington”.

The Times nuk zbulon se kush po i paguante paratë dhe se i dashuri i gazetares nuk e kishte idenë se cili do të futej në kurth. Por McMaster kishte dhënë dorëheqjen më 22 mars dhe operacioni ishte braktisur.

Project Veritas nuk i përgjigjej pyetjeve mbi planin e tyre, por O’Keefe quante artikullin e The Times si shkrim njollosjeje.

Një tjetër femër e rekrutuar nga Project Veritas ka qenë edhe ylli i programit reality TV, Anna Khait, e cila kishte si detyrë të ekspozonte ish presidentin apo dhe “shtetin e nëndheshëm” të SHBA.

 

Glam US journalist Tarah Price 'was offered $10,000 to try to seduce  ex-Army general into revealing info in sting' | LaptrinhX / News

Glam US journalist Tarah Price 'was offered $10,000 to try to seduce  ex-Army general into revealing info in sting'

Tarah Price Facebook, Twitter & MySpace on PeekYou

 

Author: admin