Mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të hapur që kishte ky i fundit me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë ditës së djeshme, FSHF zbardhi disa audio-përgjime që Erion Veliaj kishte folur me vartësit e tij mbi kontrollin e sportit.
Ky i fundit u shpreh se i qëndronte të gjithave atyre që kishte thënë dhe sipas tij Duka e ka monopolizuar federatën.
Ndërkohë albeu.com ka zbuluar edhe pamjet e personit që I vendosi tritolin shtëpisë së Dukës./albeu.com/