Një makinë u dogj gjatë natës në Korçë për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.
Makina ishte e parkuar në momentin kur i është vënë zjarri, ndërsa autori nuk ka përdorur maskë.
Në pamje ai duket duke i hedhur mjetit benzinë e më pas duke i vënë flakën, por është djegur edhe vetë.
Policia dyshon se ai mund të jetë paraqitur në spital për mjekim të plagëve, teksa po punohet për ta identifikuar.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.