“I tregoj unë se ça i bën ky shkodrani”/ Luizi i vendosur me Qetsorin: Sa kam kaluar si…

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2” kanë hyrë plot gjashtë banorë të rinj. Mes tyre është fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother”, Qetsor Ferrunaj.



Ishte Luiz Ejlli, ai që e priti dhe e mori për t’a prezantuar me banorët e tjerë. Këngëtari e priti ish-banorin me batuta, madje në një moment u shpreh se po ta dinte do kishte thënë se i pëlqen Beniada.

Ndërkohë pas përfundimit të prime-t, Luizi gjatë një bisede në tavolinën jashtë, u shpreh se ‘Qetsori është duke u mësuar me shtëpinë, por nuk do i dalë koha që t’a shijojë”.



“Ja më vjen keq për Qetsorin se është duke u mësuar me shtëpinë, por s’ta po i del koha me e shiju. I shkreti. Ka ardhur Qetsori se ka dy javë imunitet. Ja tregoj unë se ca i bën ky shkodrani. Sa kam kaluar unë si Qetsori. Më ka shkuar jeta tallave nga mëngjesi deri në darkë”.

Author: morevesh