Roza Lati ishte e ftuar para dy ditësh në emisionin ‘Expuls’ të RTV Ora nga Ronaldo Sharka.
Ajo gjatë intervistës thumboi moderatoren Bieta Sulo, nga e cila është ndjerë e ofenduar kur ka shkuar te emisioni i saj ‘Ftesë në 5’ para 6 muajsh.
“Shiko e pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin, flisnin për serialin Snob. Një mikpritje shumë të mirë, i bëri komplimente, e priti shumë mirë, mesa duket e kishte personale me mua. Po ne nuk është se ja marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty.”,- tha Roza.
Bieta sot, hapjen e emisionit e nisi me një kundërpërgjigje jo të drejtpërdrejt ndaj Roza Latit.
“Sukses i këtij emisioni është dhe fakti që njerëz, të cilët kanë qenë protagonistë në këtë emison në ‘Ftese ne 5’, vazhdojnë dhe jetojnë me famën e kësaj daljeje televizive edhe 6 muaj ose në qoftë se kanë qenë më herët të ftuar apo një vit më përpara unë ndjej nga zemra të them: Faleminderit”,- tha sot Bieta.
E pikërisht sot bëhen 6 muaj nga dalja e Roza Latit në këtë emision televiziv.
Kujtojmë se Roza ishte ftuar te emisioni për të folur ndër të tjera rreth fotove të saj provokuese dhe mesa duket asaj nuk i pëlqeu pyetja e drejtuar nga Bieta, më pas nuk i pëlqeu fakti që s’e pyeti për projektet e reja, si dhe që nuk shfaqi foton e saj për shkak të orarit.
Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?
Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza.
Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet.
” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”
Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.