Gazetarja Klodiana Lala ka postuar në facebook një foto të Klodian Zotos, një prej personave të shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.
Krahas fotos gazetarja shkruan se në bazë të informacioneve që asaj i kanë ardhur, pamjet rezultojnë të jenë të kohëve të fundit.
“I shumëkërkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë që është foto e ditëve të fundit!”
Në foto shihet Klodian Zoto në kafe, por nuk mund të evidentohet vendi ku ai ndodhet.
Kujtojmë se Zoto është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga SPAK, për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Elbasanit, ku është arrestuar si i përfshirë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.