I riu që filmoi gjithçka nën rrënoja rrëfen momentet tragjike/ “S’dua të vdes i ri”

Një 19-vjeçar i cili i ka mbijetuar momentit tragjik, ka rrëfyer momentet e tmerrshme kur ishte poshtë rrënojave.



Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale ai thotë se do i vlerësoj gjërat më shumë ndërsa shton se në momentin që ishte nënë rrënoja mundi të hapte një vrimë që të merrte ajër.

“Miq, u bënë gati 40 minuta brenda, mendoj se arrita të bëj një boshllëk ku janë këmbët, gërmova me majë të dorës dhe e mbusha boshllëkun me gurë që të mos shembet.

Ndjej ajrin e ftohte nga poshtë mendoj se kam bërë një vrimë nëpër të cilën mund të marr oksigjen.



Te shohim a mund t’i mbijetojmë këtij tërmeti?

Nëse i mbijetoj këtij tërmeti mendoj se do të vlerësoj gjërat në jetë më mirë.

Ka ende shume njerëz për të dashuruar.

Ju dua shumë të gjithëve, sidomos mamanë, babin, vëllezërit.



Mos keni frikë, shpresoj të mos jeni të mërzitur.

Nuk e di çfarë po ndodh atje jashtë, por shpresoj se nuk ka telashe të mëdha.

Ndoshta është vetëm diçka me disa ndërtesa të vjetra”- tregon ai.

Author: morevesh