I riu në Tiranë rreh policin dhe e lë pa ndjenja në tokë. Kolegu sheh gjithë ngjarjen dhe vjen me mjaft vonesë (Video)

Një i ri është përleshur me një efektiv policie një natë më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e kryeqytetit.

I riu shihet teksa ecën i veshur me një bluzë ngjyrë gri me kapuç në kokë dhe mban një çantë të zezë në shpinë.

Efektivi kërkon ta ndalojë ndërsa ai nuk bindet. Të dy nisin të zihen dhe i riu e qëllon policin dhe e rrëzon në tokë.

Kolegu i efektivit ndërhyn, por në momentin që mbërrin ai, polici është rrëzuar në tokë, ndërsa objektivi është larguar.

 

Author: morevesh