Një flamur serb u dogj gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë kundër nismës së “Ballkani i Hapur”. Kjo ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Rama.
Ai ka publikuar momentin kur një prej tubuesve është ngjitur në një shtyllë dhe ka tërhequr flamurin serb. Por siç duket në pamje i riu është rrëzuar nga lartësia dhe ka mundur që të grisë vetëm një pjesë të flamurit, të cilës më pak i vunë flakën.
Ndërkohë Kryeministri Rama në postimin e tij në TikTok shkruan se: Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët!/tvklan.al