Janë zbardhur detaje nga skandali në qendrën e masazheve “Eden” ku ushtrohej prostitucion.
Në në deklaratë për mediat, një i ri tregon se për një masazh duhet të paguaje 40 mijë lekë, ndërsa për të gjithë ‘shërbimet’ e tjera, përfshirë dhe seksin, çmimi ishte 100 mijë lekë.
Personi në fjalë thotë se aty ka parë të futen të rinj e të moshuar dhe se kjo gjë është bërë problem për të gjitha familjet që jetojne në zonën e Astirit.
“Kam dëgjuar 5-6 i kamë çuar me dorën time deri te dera. I kam hap derën dhe i kam futur brenda. Kanë paguar nga 100 mijë lekë dhe kanë thënë zgjidh çfarë të duash dhe 40 mijë masazhi. Ka gati një vit që ka qenë në funksion. Shokët e mi kanë 2-3 muaj që kanë qenë. 100 mijë lekë. Me të shkuar 10 veta bëhen 1 milion lekë në ditë. Shkonin 7-8 veta në ditë. Kam parë deri në moshën 50 vjeç duke u futur. Mosha të reja më shumë. Më mirë një vend tamam se e di që paguar lekët dhe e di që hyn i pastër dhe del i pastër. I kontrollon shteti. Sa na i kanë hapur nga pallatet. Se kemi goca dhe fëmijë. Duke shfrytëzuar për prostitucion në pallat familjarësh. Zbret nga pallati dhe shikon njerëz duke hy në qendër masazhi që e di se për çfarë është,”- thotë ai.
Qendra e masazheve “Eden” menaxhohej nga motër e vëlla, Kristiana Halili 28 vjeçe dhe Kristos Halili 23 vjeç, të cilët u vunë në pranga dy ditë më parë. Bashkë me ta u vu në pranga dhe një punonjëse 20-vjeçare, ndërsa të tjera u proceduan penalisht.