“I ra Melisës sipër, thash qyqa ça bën”, mamaja e Mevlanit komenton takimin e të birit tek mullari

Ndërsa është përfolur jo pak takimi i Melisës me Mevlanin në një fshat në Tiranë, ku ata u ulën duke biseduar, pas një mullari, nuk munguan as komentet e nënës së Mevlanit për këtë takim.

Në studion e “PërPuthen, ajo tha se nuk i kishte pëlqyer kur kishte parë të birin “me këmbë përpjetë”.

“Te mullari nuk më pëlqeu. U ngrit me këmbë përpjetë, i ra Melisës sipër, thash qyqa or bir ça bën”, tha ajo, ndërsa konkurrentët nuk i mbajtën të qeshurat.

Zonja Flutura tha dhe se nga vajzat Melisa është ajo që i pëlqen më shumë./korrieri.al

Author: admin