Gjykata e Apelit dha dje dënimin me 3 vite e 4 muaj bur për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ky i fundit u shpall fajtor për shpërdorim detyre, pas hetimeve dhe kalvarit të gjatë të seancave gjyqësore që u bënë për bashkëpunim me grupin kriminal të Habilajve.
Por kush është gjyqtari që surprizoi Tahirin dhe avokatin e tij Maks Haxhia me vendimin?
Ergert Pëllumbi nuk ka pasur bujë të madhe mediatike gjatë karrierës së tij, por ka pasur dy raste kur është takuar Në vitin 2011, ai denoncoi për shpifje n/kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Ermonela Felajn për shpifje.
Në atë kohë, ish-minisitrja dhe ish-deputetja socialiste u penalizua me gjobë për shpifje ndaj kompanisë ‘Ferar’ gjatë një konference për shtyp në selinë e PS.
Pëllumbi gjithashtu kaloi me sukses procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit votoi unanimisht pro kualifikimit të tij. Gjatë verifikimeve, anëtarët e komisionit nuk gjetën asnjë konstatim të gabuar lidhur me pasurinë e tij.
Anëtarët e komisionit i dhanë “ok” për të vazhduar karrierën në sistemi gjyqësor. Procesi i vetingut për gjyqtarin Pëllumbi u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Pamela Qirko, relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin.
Pëllumbi hyn në historinë e drejtësisë në Shqipëri duke dënuar një nga ish-funksionarët dhe ish-politikanët më të rëndësishëm në 10 vitet e fundit.