Fundjava do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta. Fatmirësisht duket se nga kjo e premte e në vijim do të ketë një rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale.
Meteorologa, Adiola Bami bën me dije se kryefjala e kësaj fundjave në krahasim me atë që lamë pas do të jetë ulja e temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale.
Bami bën me dije se fatmirësisht temperaturat e ajrit gjatë fundjavës do të jenë në vlerat 34-35 gradë celsius në mesditë.
“Vendi ynë do të ketë një mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa në zonat veriore dhe verilindore do të ketë ndonjë rrebesh afatshkurtër. Gjatë fundjavës presim mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare dhe reshjet do të jenë shumë pak prezentë në vendin tonë. Sot kemi patur një rënie me 3 gradë dhe gjithashtu mesdita do të sjellë një rënie ku termometri do të shkojë në 35-36 gradë në rang vendi. Një tjetër rënie temperaturash pritet dhe në fundjavë ku termometri në mëngjes do të shënojë 12 gradë në zonat malore dhe në mesditë jo më shumë se 34-35 gradë”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera ajo ka bërë me dije se në të njëjtat kushte atmosferike do të jetë dhe Rajoni, ku temperaturat në Kosovë do të shkojnë deri në 29 gradë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut termometri do të shënojë 34 gardë.e.su./abcnews.al